Ismail Morina i njohur si Ballisti, ka reaguar në prag të ndeshjeve që Kosova dhe Shqipëria i zhvillojnë ndaj kombetareve Greqia e Hungaria.
Ballisti nëpërmjet një postimi të tij në llogarinë e tij në ‘facebook’, ka deklaruar se ai dikur e ka përqeshur flamurin e Kosovës por tani kërkon publikisht falje për këtë.
Sipas Ballistit, duke respektuar flamurin e Kosovës mbrohet shtetësia e Kosovës po aq direkt respektohet dhe mbrohet flamuri i kombit shqiptar dhe interesat kombëtare.
Ballisti ndër të tjera ka thënë se si shqiptarë na duhet një shtet i Kosovës me të drejta të barabarta në arenën ndërkombëtare dhe fatkeqësisht kjo Kosovë si shtet po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd.
Ai i ka uruar suksese “Përfaqësueses” së Kosovës, dhe “Kombëtares” së Shqipërisë.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Ballistit: