2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Debati për luftën në Kuvend: Edhe Kurti e gëzon statusin e veteranit të UÇK-së

Rekomandime

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, tema e veteranëve edhe një herë ka “nxehur gjakrat” mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Pasi që deputetët e partisë në pushtet kanë përmendur “veteranët mashtrues”, ka qenë deputeti i PDK-së, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Berisha ka thënë se është poshtëruese që të përmenden termat si “veteran mashtrues”. Ai ka thënë se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti është në listën e veteranëve ku cilësohet si veteran-luftëtar.

Berisha ka thënë se kjo është në kundërshtim me ligjin, andaj nëse flitet për “veteranët mashtrues”, Berisha ka thënë se në krye të tyre qëndron kryeministri Kurti.

“Tash, më falni që po e përmend këtë termin ‘veteran mashtrues’ sepse ju tregova çfarë mendimi kam për këtë term, por nëse dëshironi ta përdorni këtë term, atëherë unë ju them se bazuar në ligj, në krye të ‘veteranëve mashtrues’ qëndron kryeministri Albin Kurti. Sipas ligjit, veteran luftëtar i UÇK-së është ai qytetar i Kosovës i cili është radhitur në radhët e ushtrisë, ka qenë i armatosur dhe i uniformuar dhe ka qëndruar aktiv deri në përfundimin e luftës. Albin Kurti me numër rëndor 19, cilësohet veteran-luftëtar. Tash, sipas asaj që lexova më lartë, sipas ligjit a ka qenë i mobilizuar dhe në ndonjë shtab zone kryeministri Kurti? A duhet të konsiderohet sipas ligjit Albin Kurti luftëtar-veteran? A ka pasur uniformë? A ka pasur armë?”, ka thënë Berisha.

- Advertisement -

Lajmi.net ka gjetur se Albin Kurti është në listën e veteranëve të UÇK-së. Kurtit i është njohur statusi në vitin 2015 nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Kurti në atë kohë ishte radhitur i 19-ti në listën prej 269 personave që iu kishte njohur ky status. Në listë ishte edhe ministri aktual i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

- Advertisement -

Në anën tjetër, vetë kryeministri Kurti vite më parë kishte deklaruar se nuk do të kapte kurrë armë me dorë.

Në një dokumentar të shfaqur, ai thoshte se në mes luftës dhe dorëzimit, preferon zgjidhjen pa dhunë.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thoshte Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit