Nëse ju mbetet gota e ujit në dollap gjatë natës, mos e pini të nesërmen, më mirë derdheni, dhe kështu do t’i bëni vetes një shërbim të mirë
Uji i zakonshëm, për dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer as albumine, për ç’shkak më lehtë mund ta ndotin mikrobet.
Për shijen e çuditshme të ujit i cili ka mbetur në gotë gjatë natës ekziston shpjegimi.
Në të vërtetë, meqenëse uji ka qenë i ekspozuar ndaj ajrit, ka thithur pak dyoksid karboni dhe atë pjesë të atij CO2-shit e ka shndërruar në thartirë karboni, që do të thotë se uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike.
Kur thartira e karbonit liron një apo dy protone dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, kjo ul pH-në e ujit, për ç’shkak ndërron shijen.
Herën tjetër kur të merrni gotën me ujë, e cila ka qëndruar nga mbrëmja në tavolinën tuaj, duhet të dini që është ekspozuar baktereve dhe që në të kanë përfunduar sasi e konsiderueshme e pluhurit.
Kjo do të thotë që uji është i papërdorshëm.
Prandaj duhet të mendojmë dy herë se a duhet ta pimë apo jo.