9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Anesteziologu ik nga kujdestaria në QKUK për të punuar në spital privat, kapet nga Inspektorati

Rekomandime

Një anesteziolog, Kemajl Gashi, është kapur duke punuar në një spital privat derisa ishte kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Rastet kur mjekët e lënë kujdestarinë në spitalet publike dhe ikin në ato private për të marr më shumë para duke kryer raste, fatkeqësisht nuk janë të pazakonta në Kosovë. Një i tillë ka ndodhur edhe muajin e kaluar, shkruan Gazeta Shneta.

Kemajl Gashi, anesteziolog, ishte mjek kujdestar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK më datën 8 korrik të këtij viti.

Por Gashi e la kujdestarin për të shkuar në një spital privat. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili e zbuloi anesteziologun dhe e gjobiti me 1 mijë euro.

- Advertisement -

“Pas informacioneve dhe dyshimeve të bazuara se një profesionist shëndetësor në rastin konkret Dr Kemaj Gashi, ka qenë i përcaktuar kujdestari në Klinikën e Gjineklogjisë me Obstettrikë dhe të njëjtën ditë ka ofruar shërbimin shëndetësor në një institucion shëndetësor privat, Inspektorati Shëndetësor të njëjtën ditë pra, me datë 08.07.2021 ka kryer inspektim specifik në Spitalin Privat Shëndetësor dhe ka konstatuar përmes dokumentacionit shëndetësor (fletës së anestezionit ) se i njëjti kishte kryer intervenim kirurgjik nga ora 09:00-9:30 tek pacienti me inicialet B.G”, thuhet në përgjigjen e kryeinspektorit Shaban Osmanaj.

Ai ka shtuar se edhe Klinika e Anestezionit ia ka konfirmuar zyrtarisht se Gashi ka qenë kujdestar këtë ditë.

- Advertisement -

“Po ashtu Dr Kemajl Gashi me profesion Anesteziolog me reanimacion është i punësuar në Klinikën e Anestezionit me Reanimacion dhe në bazë të dëshmisë së ofruar nga Klinika e Anestezionit me Reanimacion (listës së evidnetcës së ardhje dalje nga puna) është konstatuar se i njejti me datë 08.07.2021 ka qenë kujdestar në klinikën e gjinekologjisë me obstetrikë”.

Gazeta ka mësuar nga burime tjera se Gashi është kapur duke punuar në spitalin ‘Bahceci’ në Prishtinë. Për këtë shkelje ai është gjobitur me një mijë euro, ndërsa është kërkuar të merren masa edhe nga QKUK.

“Nga sa u tha më lartë, Dr Kemajli, ka lëshuar vendin e punës dhe ka ofruar shërbim shëndetësor në një institucion tjetër privat në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Lidhur me këtë Inspektorati Shëndetësor ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 1000 (një mijë) euro, si dhe lënden e ka përcjell tek autoritetet e QKUK-së​”, ka deklaruar Osmanaj.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga vet Kemajl Gashi por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje përmes adresës elektronike.

Në anën tjetër as shefat e tij të Klinikës së Anestezionit nuk kanë dhënë përgjigje nëse Gashi është proceduar në Komisionin Disiplinor.

Drejtori i Klinikës Nehat Baftiu ka thënë se nuk është në dijeni pasi gjendet në pushim, ndërsa zëvendësuesi i tij Rexhep Gjyliqi nuk ka qenë i qasshëm në telefon edhe pas disa përpjekjeve. /Gazeta Shneta/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit