1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arvnanitasi Jorgo Miha: Ja cka ju bënë grekët Shqiptarëve ?

Rekomandime

Jorgo Miha : “Grekët duhet më në fund të shohin të vërtetën në fytyrë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë si më poshtë:

- Advertisement -

Shkruan: Arben LLALLA

Jorgo Miha është një arvanitas nga Kalkidhas afër Athinës, bashkëpunëtor i ngushtë i Aristidh Kolës, si dhe ka qenë disa vite kryetar i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Me Jorgo Mihën jam njohur në vitin 1998, jemi takuar disa herë, dhe i kam qenë dy herë për vizitë në shtëpinë e tij.

I përket grupit të arvanitasve intelektualë të cilët duan një miqësi dhe vëllazëri të sinqertë greko-shqiptare. Jorgo Miha është autor i disa librave dhe shkrime publicistike. Ka dhënë një kontribut të madh në çështjen e Kosovës.

- Advertisement -

Për këto aktivitete ai e ka paguar me presione dhe karrierën e tij si profesor. Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Korgo Miha në një kometn të fcb.

Shpresojmë që ky shkrim nuk do të keqkuptohet nga ana e Greqisë, por edhe të keqpërdoret nga ne.

- Advertisement -

“Grekët duhet më në fund të shohin të vërtetën në fytyrë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë si më poshtë:

Nga ana e tij shtetit i ri Grek, bëmë gjithçka për ti shërbyer motos “një popull, një udhëheqës, një fe”. Për ti shërbyer kësaj motoje “të shenjtë”, bëmë reprezalje kundër të gjithë atyre që ishin mysliman pavarësisht nga kombësia, d.m.th përzumë, shqiptaro-folësit dhe vllako-folësit si dhe greko-folësit mysliman dhe i ndoqëm “si një sëmundje e keqe”.
Më së fundi, ndaluam mësimin e çdo gjuhe tjetër përveç greqishtes dhe më pas vërtetuam që jemi më të këqinjë edhe se sa Otomanët, të cilët lejuan kristianizmin dhe funksionimin e mësimit të gjuhës greke.

Për sa u përket Shqiptarëve, Allvanus ja disa nga ato të cilat ju bëmë.
1.) Shfarosëm menjëherë mbas fitores së revolucionit (1. 4. 1821) të gjithë të pa armatosurit myslimanë, burra, gra, fëmijë nga Logadhia e Poloponezit.
2.) Përndoqëm Lalët dhe Bardhuniotët mysliman të Moresë nga shtëpitë e të parëve të tyre.
3.)Therrëm e shfarrosëm të gjithë myslimanët burra, gra, fëmijë të Tripolit
4.) Shfarosëm të gjithë shqiptarët e pa armatosur që ishin të mbledhur në brendësitë e Agjio Spiridhona të Pireas, të cilët ishin grumbulluar dhe ishin gati për tu larguar.
5.) Lamë tek 25.000 ushtarët dhe të 1.000 oficerët që shërbenin në Selanik (të cilët u mbajtën rob mbas dorëzimit të qytetit në duart e ushtrisë grekeve, nga komandanti shqipëtarë i tyre) të vdisnin nga kushtet e mjerueshme në Makroniro.
6.) Përzumë të gjithë Çamët mysliman nga shtëpitë e të parëve të tyre.

Në krejt të kundërtën me shtetin e ri grek, shteti shqiptar është i vetmi shtet në Ballkan, i cili nuk ka bërë spastrime etnike, por në brendësinë e tij bashkë-egzistojnë Katolikë, Mysliman, Ortodoks, Allvani, Grekë, Sllav, Vllah. Pakicën greko-folëse si dhe mësimi i gjuhës së tyre, nuk e ka ndaluar kurrë askush.

Ne grekët themi dhe është e vërtetë që shqiptarët, na urrejnë dhe na frikësohen. Por kjo urrejtje dhe kjo frikë është sigurisht e vërtetë, sepse ushqehet nga bëmat dhe qëllimet që ne kemi për tokat e këtij vendi. Vërtet kush mund të gjej justifikim dhe të gjejë kuptueshmërinë e këtyre thënieve “I shikoni ata, i quajnë Allvanus, rrobat e mia do i bëj me lëkurën e tyre.

Këto janë fjalët e këngës që këndohet nga forcat këmbësore në paradë në Athinë.

Unë besoj se vetëm kjo ishte e mjaftueshme për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Jorgo Miha, Arben Llalla, Babis Malësia, Athinë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit