1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Bëri thirrje për hakmarrje ndaj Amerikës, sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ikballe Hudutit

Rekomandime

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të mërkurën pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ikballe Berisha-Huduti, e akuzuar për shtytje në terrorizëm.

Në seancën e 26 nëntorit, në këtë gjykim është dhënë fjala përfundimtare, ku prokurori Afrim Shefkiu në seancën ka kërkuar dënimin e saj, ndërsa avokatja Kosovare Kelmendi lirimin e saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se më 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

- Advertisement -

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit