12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çudit kirurgu shqiptar: Nëse pacientët nuk japin më bakshishe, unë dhe mjekët e tjerë lemë punën që nesër në mëngjes!

Rekomandime

Ryshfeti apo bakshishi për mjekët është një fenomen aktual në sistemin tonë shëndetësor.

- Advertisement -

Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ku përveçse pranoi se mjekët marrin bakshish, u shpreh se nëse pacientët nuk paguajnë më, mjekët lenë punën.

“Unë të siguroj, nëse nesër në mëngjes, pacientët nuk do të jepnin më asnjë lloj dhurate/ bakshishi, që në njëfarë mënyre e kompeson rrogën, nuk do të ngelte asnjë mjek. Asnjë orë, as mjek nuk do të kishe në spital”.

Megjithatë, thekson se ryshfeti dhe kërkesa e mjekëve për të marrë lekë para se të japin shërbimin, janë dy gjëra të ndryshme.
“Për mua dhe kolegët e mi, çdo pacient e ka marrë dhe e merr shërbimin shëndetësor, pavarësisht mundësisë për të paguar. Është kriminale nëse doktorët i venë kusht. T’i thuash tjetrit dua kaq lekë për të bërë operacionin, është kriminale, duhet të hetohet.
Në 90% të rasteve, pacientët japin bakshish është vetëm një pjesë shumë e vogël, që është skandaloze dhe duhet të hetohet nëse shërbimi jepet në këmbim të pagesës”.

- Advertisement -

Sipas tij, duhet legjitimuar bakshishi.
“E rëndësishme është që ekipi të marrë të ardhura, aq sa merr sot, që të mbajë ekipin në punë. Mënyrën se si ta gjejë qeveria. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit