0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Dallimi në mes të dozave përforcuese dhe dozës shtesë kundër Covid-19, flet infektologu kosovar

Rekomandime

Qëllimi final i çdo vaksine është ta përmirësojë imunitetin në mënyrë që të luftohet sëmundja që shkakton viruset.

E për ta bërë këtë, ne vaksinohemi disa herë, varësisht nga nevoja. Përveç dozave përforcuese, ne mund të marrim edhe doza shtesë nëse kemi imunitet të kompromentuar.

- Advertisement -

Shumica e njerëzve marrin dy doza të vaksinës për ta përforcuar imunitetin nga sëmundja që shkakton virusi SARS-CoV-2.

Por, pasi të kalojë një kohë e caktuar, vaksinat fillojnë ta humbin efektin e tyre. E për t’u siguruar se imuniteti i tyre do të qëndrojë i fortë, merret edhe doza tjera përforcuese, e treta, e ndoshta edhe e katërta.

Infektologu Salih Ahmeti, ka sqaruar se ku qëndron dallimi në mes të dozës përforcuese dhe asaj shtesë.

- Advertisement -

Doza përforcuese — nënkupton një dozë ekstra që merret pas dozave të vaksinave që janë marrë paraprakisht. Bëhet fjalë, për dozën e dytë, të tretë, apo atë të katërtën.

Por, para se të merret doza përforcuese, një person duhet të presë së paku pesë muaj nga doza e fundit.

- Advertisement -

“Doza përforcuese është ajo dozë qe marrin personat që kanë pasur imunitet, por ju ka rënë. Pra, me këtë dozë të vaksinës bëhet përforcimi i imunitetit”, është shprehur Ahmeti.

“Doza përforcuese është doza e dytë, e tretë, apo edhe ajo e katërta, që e përforcon një imunitet që ka rënë”, ka thënë Ahmeti.

Disa njerëz kanë imunitet të dobët sepse kanë probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo do të thotë se trupi i tyre nuk mund t’i luftojë sëmundjet, sikur shumica e organizmave.

Për këtë lloj të personave themi se kanë imunitet të kompromentuar, andaj këta persona duhet të marrin edhe dozën shtesë të vaksinës, në mënyrë që imuniteti i organizmit ta luftojë sëmundjen.

“Doza shtesë është jepet tek personat që kanë imunitet të komprometuar”, ka sqaruar Ahmeti.

“Kur një person nuk arrin të krijojë imunitet, as me dozën e parë, e as me të dytën… për shkak se ka defekte imunologjike, e merr edhe një dozë shtesë”, ka përfunduar Ahmeti për Express.

Derisa në Kosovë vetëm 17 mijë persona e kanë marrë dozën e tretë, Izraeli tashmë e rekomandon edhe dozën e katërt të vaksinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit