3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E vërtetuar shkencërisht: Ky është minerali që ul tensionin e gjakut brenda pak minutave

Rekomandime

Nëse presioni i gjakut është i lartë, nuk është vetëm faji i kripës dhe natriumit që ndodhet në të. Sipas rezultateve të një studimi të publikuar së fundi në revistën “Hypertension”, në fakt edhe magnezi ka një rol kryesor në kontrollin e vlerës minimale dhe maksimale të presionit të gjakut.

“Magnezi është thelbësor për funksionimin korrekt të organizmit, por të dhënat që janë në dispozicion sot nuk tregojnë me siguri rolin e tij në kontrollin e hipertensionit”, thonë kërkuesit e koordinuar nga Yiquing Song, prof.asoc në Indiana University’s School of Public Health, i cili kujton se hipertensioni është një problem ekstremisht i përhapur në shoqëritë moderne.

- Advertisement -

“Pikërisht për shkak të pasojave të hipertensionit në shëndet është e rëndësishme të kuptohen mekanizmat që çojnë në një rritje të presionit të gjakut në mënyrë që vihen në zbatim strategji të parandalimit dhe kurimit efikas”, vazhdojnë autorët. Edhe magnezi mund të hyjë me të drejtë mes faktorëve të rëndësishëm për kontrollin e presionit meqë ndër të tjera, ka edhe efekte mbi zgjerimin e enëve të gjakut dhe zhvillon një veprim anti-oksidues dhe anti-inflamator.

“Personat e përfshirë në studim morën suplemente me bazë magnezi në doza të ndryshueshme mes 240 dhe 960 mg në ditë. Shtimi i magnezit solli një reduktim të vogël por domethënës të presionit të gjakut: rreth 2 mmHg për vlerën maksimale dhe 1.78 mmHg për vlerën minimale, në sajë të marrjes ditore prej 368 mg magnez.

“Kjo dozë magnezi mund të arrihet lehtë me një ushqyerje të shëndetshme që parashikon ushqime të pasura me këtë mikroushqyes, si drithërat integrale, bishtajore dhe perime gjethegjera”, pohon Penny Kris-Etherton, profesor dietolog në Universitetin e Pensilvanisë i cili më pas përfundon: “Rezultatet e këtij kërkimi tregojnë se si arritja e përqendrimeve të përshtatshme të magnezit mund të jetë një strategji e rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e hipertensionit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit