1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Farat e kungullit ilaç për këto probleme shëndetësore

Rekomandime

Farat e kungullit janë përdorur për mijëra vjet për qëllime mjekësore, sepse janë një burim i pasur i vitaminave.

Për më tepër shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet nëse rri një kohë pa u ngrënë, duke qenë pothuajse unike në natyrë. Ne ju sjellim disa arsye më shumë se pse këto ushqime të shijshme duhet të bëhen një pjesë integrale e dietës suaj.

- Advertisement -

1. Me fara deri tek zemra e shëndetshme

Një çerek filxhani nga këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të magnezit, shumë e rëndësishme për zemrën tuaj. Ato gjithashtu ndihmojnë për të kontrolluar tensionin e gjakut.

2. Përmirësojnë sistemin imunitar

- Advertisement -

Përveç se që pasurojnë me magnesium, farat e kungullit janë burim i pasur i zinkut që ndihmojnë gjatë rregullimit të sistemit imunitar, me çka e zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale siç­ është gripi dhe ftohja. Kërkimet tregojnë se ndihmojnë edhe në zvogëlimin e lodhjes kronike dhe depresionit.

3. Mbajnë të shëndetshme prostatën

- Advertisement -

Që nga kohët e lashta dihet se fara e kungullit është një pjesë e rëndësishme e dietës së meshkujve, sepse kanë një efekt pozitiv mbi prostatën. Hulumtimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të proporcionit të lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e burrave, dhe janë përdorur shpesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore të prostatës, siç janë hiperplazia dhe prostata e zgjeruar.

4. Zvogëlojnë rrezikun nga diabeti

Sipas kërkimeve, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe me të parandaloni komplikime të lidhura me diabetin, vrasësin kryesor të qelizave.

5. Ndihmojnë në rast pagjumësie

Konsumimi i farave të kungullit disa orë para se të shkoni në shtrat, posaçërisht në kombinim me pemët ndihmon në tajitjen e melatoninit dhe serotoninit, me çka rritet regjenerimi i trupit gjatë gjumit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit