Një fotografi e rrallë po qarkullon së fundit në rrjetet sociale, ku aty shihen Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Bajram Rexhepi.
Fotografi e rrallë besohet se është realizuar në vitin 2002 dhe ishte kërkesë e ndërkombëtarëve që politikanët më të mëdhenj të asaj kohe në Kosovë, të bënin fotografi së bashku.
Kështu, kjo foto besohet se është bërë pas zgjedhjeve të para parlamentare, me koalicionin e gjerë, ku kryeministër i vendit ishte Bajram Rexhepi, e kryetar i Parlamentit, Nexhat Daci.
Pa dyshim që kjo mbetet njëra ndër fotografitë më të rralla kur politikanët kosovarë u bën bashkë, për të punuar që të funksiononin institucionet e vendit.
