0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Haradinaj flet sërish për vizat: Kosova e meriton dhe do ta ketë lëvizjen e lirë në Evropë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherit kandidat i koalicionit AAK-PSD përmes një video ka prezantuar zotimet e tij për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai thotë se zotohet para popullit që është punëtor dhe i ndershëm, i drejtë dhe bujar, dhe do të punoj për zhvillimin e Kosovës në çdo drejtim.

- Advertisement -

Ai thotë se në udhëkryqin në të cilin sipas tij gjendet vendi duhet vepruar me vendosmëri për ta mbrojtur me dinjitet shtetin.

Ai ndërsa flet për vizat thotë se Kosova e meriton dhe do ta ketë lëvizjen e lire në Evropë.
Ndërsa zotohet se do ta ruajë tërrësinë territoriale dhe thotë se kushdo që mendon të marrë tokë nga Kosova e ka gabim.

Nuk do të ndahet Kosova as në tavolinë, as pas shpine, as në front. 17 shkurti është i paprekshëm”, thotë në video ndër të tjera Haradinaj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit