4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ish-ministrja Bajrami-Kurtit: Trego se si para një viti, vaji ishte 99 centë dhe sot është 1 euro e 55 centë

Rekomandime

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka publikuar disa shifra, se si sipas tij, ka ndryshuar për të mirë qarkullimi i bizneseve në Kosovë në këtë gjashtë mujor pas 14 shkurtit krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Deputetja e LDK’së i ka thënë Kurtit se kur flet me shifra, atëherë duhet përfshirë të gjithat, duke i thënë se shifrat për të cilat duhet folur sot janë ato të infektimeve të reja dhe strategjia e ekzekutivit për të dalë nga kjo situatë.

- Advertisement -

Bajrami i ka thënë Kurtit se me shifra të tilla po e ofendon secilin kosovarë, teksa rikujton se një vit më parë një litër vaj ka kushtuar 99 centë, derisa sot kushton 1 euro e 55 centë.

“Kryeministër, Kur fol me shifra duhet me qenë gjithpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarëve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë.

Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lavdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro.”, ka shkruar Bajrami.

- Advertisement -

Ish-ministjra e financave tutje ka thënë se sigurisht që ka më shumë të hyra nga tatami këtë vit dhe se është mbledhur më shumë TVSH, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

“• Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor.

- Advertisement -

• Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

• Normal se ka 95% më shumë tatim në pronë të mbledhur këtë vit sepse vitin e kaluar qytetarët për shkak të mbylljes as që kanë pasur mundësi ta paguajnë tatimin në prone”, ka shkruar Bajrami.

Ajo në fund ia ka listuar Kurtit edhe një numër të madh pyetjesh për atë se si po shpërndahet pako e ringjalljes ekonomike, si do të zhvillohet mësimi më 1 shtator, për ngecjen e vaksinimit, për rastet e reja, për mundësine e mbylljes së sërishme dhe të tjera tema.

“Kryeministër, trego:

• Qysh po e shpërndan pakon e ringjalljes 420 milionë euro?

• Qysh ka me u zhvillu mësimi nga data 1 shtator?

• Si ka mundësi që jemi vendi me më se paku të vakcionuar në rajon?

• Kush i ka “meritat” që i kemi mbi 1300 të infektuar në ditë?

• A po shkojmë drejt mbylljes totale?

• Si keni me i ndihmu bizneset e qytetarët kur ta mbyllni vendin?

Trego për të ardhmën, se në ekonomi krejt çka po ndodhë është meritë e madhe e bizneseve, qytetarëve, konsumit që vjen nga prezenca e mërgimtarëve tonë, masave të rimkëmbjes ekonomike të qeverisë se kaluar dhe natyrisht inflacionit.

Asnjë vendim nuk keni marrë që ndihmon ekonominë, asnjë!”, ka përfunduar Bajrami.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit