Mathleen Morlok nga Minesota e SHB-së kishte dashur javën e kaluar ta pastrojë frigoriferin në shtëpinë e saj. Pos kësaj, donte t’i largonte edhe dardhat që tashmë ishin në proces fermentimi.
Ketrat që e vizitojnë oborrin e saj, ajo vendosi t’i ushqejë dhe t’i trajtojë mirë. Dardhat i la në oborr dhe ketri iu vu pas. Një orë më pas, ketri bënte lëvizje të çuditshme, që gjë çojnë në dyshime se ai ishte dehur nga dardhat e fermentuara, të përgatitura për alkool.
Në filmimet e publikuara në internet shihet teksa ketri, i quajtur Redi i i vogël, bën lëvizje të pamatura dhe interesante.