2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kjo sëmundje mund të ketë shkaktuar transmetimin e koronavirusit nga kafshët te njeriu

Rekomandime

Një shpërthim i një sëmundjeje vdekjeprurëse të derrit mund të ketë krijuar bazën që Covid-19 të përhapet te njerëzit, sugjeron një analizë e re.

- Advertisement -

Ethet afrikane të derrit (ASF), e cila për herë të parë përfshiu Kinën në vitin 2018, ndërpreu furnizimet e mishit të derrit duke rritur potencialin për kontakt me virusin njerëzor teksa njerëzit kërkonin mish alternativ.

Mishi i derrit është burimi kryesor i mishit në dietën kineze dhe vendi prodhon gjysmën e derrave në botë, duke gjeneruar afërsisht 55 milionë tonë mish derri në vit dhe duke formuar një industri me vlerë më shumë se 128 miliardë dollarë. ASF u përhap në të gjithë Kinën deri në tremujorin e katërt të vitit 2019. Sëmundja është e patrajtueshme dhe e pashërueshme. Sapo zbulohet, zgjidhja e vetme është që të vrasësh kafshën e infektuar.

Rënia dramatike e furnizimit të mishit të derrit, pasi kufizimet çuan në rritje të çmimeve, përshkallëzoi kërkesën për burime alternative të mishit. Këto burime përfshinin kafshë të egra, duke rritur kështu shumë mundësitë për kontakt njeri-koronavirus, një ekip studiuesish nga Kina dhe Britania e Madhe kanë sugjeruar në një analizë të rishikuar nga kolegët.

- Advertisement -

“Nëse më shumë jetë e egër hyn në zinxhirin ushqimor njerëzor, ose përmes [individëve] të gjuetisë…ose duke shkuar në treg dhe duke marrë burime të ndryshme të mishit, thjesht po rrisni mundësinë që virusi [Sars-CoV-2] të kalojë te njerëzit,” tha autori i studimit, David Robertson, profesor i gjenomikës virale dhe bioinformatikës në Universitetin e Glasgow.

Hulumtuesit e origjinës së sëmundjes, duke përfshirë një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë ende duke ndjekur gjurmët, por shumë kanë dyshuar Sars-CoV-2 ndoshta e ka origjinën te lakuriqi i natës dhe ka kaluar te njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse.

- Advertisement -

Rastet e para të Covid-19 u zbuluan në Wuhan, por është e mundur që sëmundja ta ketë origjinën diku tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit