1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryearmiku i Putinit, kush është Gjenerali që drejton rezistencën ukrainase!

Rekomandime

Valerij Zaluzhny është shefi i parë i shtabit ukrainas që nuk doli nga një akademi sovjetike. Ai transformoi një trupë të improvizuar në një armatë supër të fortë. Vjen nga Perëndimi, i etiketuar skifteri pro-NATO.
Andrea Nicastro, Corriere della Sera

- Advertisement -

Në vitin 2014, Ukraina humbi Krimenë pothuajse pa shkrepur asnjë pushkë. Oficerët e Kievit, përpara mbërritjes së ushtarëve rusë kaluan në anën tjetër; i gjithë zinxhiri komandues i armatës, ishte rritur në akademitë e Bashkimit Sovjetik. Shokët e tyre të ushtrisë, që kur ishin të rinj kishin luftuar në Afganistan apo Çeçeni, tashmë ishin bërë armiq. E vështirë, shumë e vështirë për ukrainasit të luftojnë me ish-shokët e tyre.

Valery Fyodorovich Zaluzhny, shefi i shtabit që drejton rezistencën e vendit kundër pushtimit rus, është saktësisht e kundërta e atyre që më pas tradhtuan atdheun e ri.

Së pari, Zaluzhny është një perëndimor. Ai lindi në Novohrad-Volynskyi, një qytet me traditë katolike dhe ndikim polak. Nëse Ukraina do të thotë kufi, kufi midis botës ortodokse dhe katolike, midis stepës dhe kontinentit të urbanizuar, ai është një fëmijë i botës sonë. Nëse do të mund të zgjidhte ku të qëndronte, si kulturën, mjedisin politik, marrëdhëniet shoqërore, nuk do të kishte asnjë dyshim, do të zgjidhte Evropën, jo Azinë.

- Advertisement -

“Yjet në mëngë nuk të japin të drejtën për të qenë arrogant”, tha ai.

Zaluzhny është ende pjesë e një brezi në gjysmë të rrugës, njëjtë me presidentin e tij actor; i çlirët, bluzë me mëngë të shkurta dhe selfie non stop në rrjetet sociale, që ndryshon krejtësisht me “mumiet” e BRSS.

- Advertisement -

Zaluzhny është një gjeneral që di t’u buzëqeshë ushtarëve. Ai mori detyrën, më pak se një vit më parë kur Presidenti Zelensky kuptoi se duhet të kishte dikë që mund t’i besonte në atë pozicion.

Së dyti, ai është shefi i parë i shtabit ukrainas që nuk ka dalë nga një akademi sovjetike. Pëlhura e ngurtë e uniformës mbetet e njëjtë, kështu që pasioni për një sasi të pamatshme medaljesh, madje edhe struktura komanduese e ushtrisë së tij, është e stilit sovjetik. Por ai nuk ka miq dhe të njohur në anën tjetër. Përkundrazi!

Pagëzimi i tij me zjarr si oficer i ri, ishte pikërisht shkëputja pro-ruse e Donbasit në vitin 2014. Falë tij dhe shumë të rinjve të tjerë ukrainas, pushtimet e para ruse u kufizuan në një pjesë të territorit të rajonit. Ai qëlloi, luftoi, por mbi të gjitha ishte në gjendje të gjallëronte një ushtri të improvizuar, të përbërë më shumë nga vullnetarë dhe milici, sesa nga profesionistë.

Reparti i rebelëve të rinj nga Maidan, studentë të universitetit të Kievit me flokë të gjatë dhe pasion për rock-un, repart të cilin Zaluzhny e solli në Donbass, është bërë legjendar në Ukrainë. Ishte merita e këtyre ushtarëve që Ukraina më pas ndaloi përparimin e separatistëve pro-rusë.

“E kam pasur të vështirë me ta ndonjëherë. Nuk ishin siç shkruhet në manualin e ushtarit. Por me jetën, gjakun, guximin e tyre, bënë atë që duhej bërë. Ne ndaluam armikun, mbetëm në këmbë për të mbrojtur tokën tonë”. Modeli është i njëjti, pikërisht lufta e 2014, është modeli që Forcat e Armatosura të Ukrainës po përpiqen të përsërisin në këtë luftë, në shkallë kombëtare.

Së treti, ai është një modernizues pa keqardhje. “Të rinjtë që sot hyjnë në Akademi janë ndryshe nga ne. Ata janë më të mirë. Ata dinë gjuhë, shkojnë nga skrivania në fushën e betejës, duke marrë me vete aftësinë për pajisjet elektronike që i dinë në majë të gishtave”.

Valerij është një skifter pro NATO-s. Ishte personalisht ai, i cili këmbënguli që Ukraina të merrte pjesë në kampe stërvitore me amerikanët dhe britanikët. Ai kërkoi përputhshmërinë midis armëve dhe sistemeve të komunikimit të NATO-s, madje duke e ditur se hyrja në të do të ishte shumë e vështirë.

Listat e tij të blerjeve përbëhen nga dronë elektronikë, e me sensorë. Ai është i dashuruar me Javelin, një raketë antitank amerikane vdekjeprurëse dhe e lehtë për t’u përdorur: tanku armik nuk ka shpëtim. Javelin mund të bëhet për Ukrainën ajo që ishte jetike për Afganistanin në luftën kundër rusëve në 1980.

Së katërti, ai është një luftëtar i vijës së parë. Dhe Ukraina ka nevojë më shumë se për gjithçka, për guxim…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit