Humanisti Halil Kastrati, e ka përkujtuar vëllain e tij të rënë dëshmor.
Kastrati, në shkrimin e tij në Facebook, ka publikuar edhe një fotografi të vëllait të tij, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai thotë se sot, Besniku do ishte krenar me Ushtrinë e Kosovës.
“Kjo stemë e bekuar është kontribut i të gjithë atyre që dhanë jetën për liri. Vëllai im dëshmor, Besnik Kastrati e di që sot do të ishte krenar. Zoti e bekoftë Republikën tonë”, ka shkruar ai, duke iu refeuar Ushtrisë së Kosovës.