-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Labi i del në mbrojtje Kurtit: As Thaçi e Rugova nuk e kishin më të rëndë qeverisjen

Rekomandime

Labinot Tahiri po i del në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen e krijuar në Termokos.

Ai thotë se as Thaçi e Rugova nuk e kishin më të rëndë qeverisjen në krahasim sesa e ka gjendjen e rëndë Kurti, raporton Indeksonline.

- Advertisement -

“Lëreni njeriun të punojë se akoma s’i ka bërë një vit të plotë qeverisje. Askush s’do të mund të ishim as kaq, më të mirë për një vit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Jam mesuar në kohë kur ka veshtersira si në humanizëm e si në aktulitet në vendin tonë, të reflektojë në menyrat e mia.

- Advertisement -

Dhe këtë situatë nuk e ka shkaktuar Kurti, por shkaktar është ky lloj Virusi që e çpikën dikun tjetër, e ku krejt bota ka veshtersira aktuale..!

As Thaqi e as Rugova nuk e kishin më të rëndë qeverisjen në krahasim sesa e ka gjendjen e rëndë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti në këto ditë…!

- Advertisement -

1). Shtrejtimi i çmimeve në vend,

2). Pagat për mjekët dhe arsimtarët, për të cilët është goxha situatë e rëndë,

3). Protesta të ndryshme me kërcënime të përditshme,

4). Shëndeti dhe zero-shëndetësia për t’a përballuar situatën me pandeminë,

5). Mos-liberalizimi i vizave, edhepse Demarkacioni ka kaluar, kur atëbotë votova edhe unë, kinse për të lëvizur qytetarët, dhe as tash e as sot, pas sa kohësh, sërish ky liberalizim nuk varet nga askush prej nesh e as nga z. Kurti,

6). Mos-ngrohja e familjeve në kryeqytet dhe qytetet e tjera, si pasojë e energjisë elektrike,

7). Shtrenjtimi i rrymës elektrike, gjë që nuk varet nga qeveria, sepse çdo qeveri dëshiron t’i lehtesojë kushtet për qytetarët, dhe natyrisht që nuk është asesi e vërtetë që z. Kurti dëshiron t’i rëndojë qytetarët, madje përkundrazi,

. Ndjenjë e rëndë për z. Kurti, i cili është absolutisht i pakorruptuar, por i rëndohet situata, mundësitë dhe zgjidhjet gjatë kësaj qeverisjeje, e kur ne e dim mirë se bashkë me disa qytetarë ishin të përfshirë në korrupsion shumë politikanë të vendit…. ju kujtohen miliona të humbura…

Kryeministri po ballafaqohet me to, sepse është fakt që ne dëshirojmë të shitemi kundër korrupsionit e vet jemi të korruptuar duke filluar nga ikja e pagesës së tatimeve ndaj Republikës së Kosovës, shtetit e vendit tonë, “po e them ndoshta dhe unë ndonjehere i iku tatimeve”

9). Raportet me Shqipërinë; të cilat janë farz fallco para qytetarëve, gjoja se qeveritë tona janë mirë mes vete,

10). Dhe e fundit, nga ky Kryeministër, pritet t’ia bëjë aminin marrëveshjes përfundimtare, të imponuar për të cilën i është propozuar tashmë Asociacioni i komunave me shumicë serbe,

M’a thuani, nga cili Kryeministër tjetër, do të pritej realizim kërkesash e nevojash në këto rrethana…?!

Asnjëherë, askush, asnjëri! Pikë!

NË VËSHTIRËSITË KOMBËTARE, DUHET TË GJITHË SË BASHKU TË REFLEKTOJMË, (duke u bazuar në realitet), E JO T’I RËNDOJMË SITUATAT, VETËM SA PËR T’I RRËZUAR QEVERITË, (njërën pas tjetrës, pa e përfunduar kurrë ndokush ndonjë mandat të plotë e tejet të dobishëm). Fundja, asnjë politikan nuk pëson, por pëson populli nga humbja e milionave eurove.

Kursejeni pak këtë situatë, lëreni njeriun të punojë se akoma s’i ka bërë një vit të plotë qeverisje. Askush s’do të mund të ishim as kaq, më të mirë për një vit.

Zero interes kisha ndaj qeverive të kaluara dhe ndaj kësaj aktuale, sepse personalisht paguaj tatim dhe i nenshtrohem vetem Zotit, shtetit, kombit dhe popullit.

Bashkoni mendimet, idetë si të dalim nga kriza e jo akoma duke akuzuar njeri tjetrin edhe pas 20 viteve…

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit