12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Njeriu që pritet t’i jap fund epokës Erdogan

Rekomandime

Share Button Gazeta Blic Kemal Kilicdaroglu, lideri i Partisë Republikane Popullore turke, mund të jetë njeriu që do ta përmbysë të gjithëpushtetshmin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -

The Economist ka publikuar një shkrim për Kilicdraoglun, i cili është duke u bërë gati për shoun më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Përderisa përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Turqi, ai flet edhe për Erdoganin.“Erdogan do të bëjë të pamundurën që të mos bie. Do ta shtojë presionin mbi gjyqësorin, do të përpiqet që t’i heshtë mediat e lira dhe ta manipulojë bordin e këshillit zgjedhor”, ka thënë Kilicdraoglu në zyrat e selisë së partisë së tij.
Megjithatë, ai ka vetëbesimin e lartë që pushtetit të pafund të Erdogan i ka ardhur fundi.

“Do t’i japim një mësim në kutitë e votimit”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kundërshtarët e Erdoganit janë duke u bashkuar. Më 28 shkurt, gjashtë parti opozitare, përfshirë Partinë Republikane Popullore, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku theksohet qëllimi i tyre për ta rrëzuar sistemin presidencial në Turqi, i cili i jep Erdoganit pushtet të pakontrolluar.

Ata synojnë t’i japin më shumë kompetenca parlamentit dhe t’i mbështesin institucionet shtetërore, duke filluar nga gjykatat dhe banka qendrore.

- Advertisement -

Ka ende punë që kjo aleancë të merret vesh për kandidatin e përbashkët për president, mirëpo indikacionet janë që Kilicdraoglu do të jetë emri i pajtueshëm, i cili mund t’i jap fund epokës Erdogan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit