Duket një influencer në rrjet, por në fakt është një prift. Bëhet fjalë për Oscar, “don”-i më i dashur i rrjetit: ka 108 mijë ndjekës në rrjetet sociale, poston thuajse ekskluzivisht fotografitë e trajnimeve të tij në palestër, është i ri dhe i bukur.
“Një burrë për t’u martuar, po të mos ishte ‘I zënë’”, siç tregon kronika e “Pomeriggio Cinque”, prezantuar nga Barbara d’Urso. Djali ka vendosur të bëhet prift luterian në Kishë, në moshën 27 vjeçare, kur ka përqafuar klerizmin.
Ky vendim i tij është marrë pas një rruge të gjatë të meditimit brenda vetes. Më parë donte të bëhej sipërmarrës i suksesshëm e më pas mori një tjetër rrugë.
Po të shohësh profiling e tij në Instagram, nuk mund të thuash aspak se ai është një prift.