16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Plaku 93 vjeçar habitë me përgjihjen që i dha serbit, kur e pyeti pse i kishe 23 fëmijë

Rekomandime

Hajzer Bojku, nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë.

- Advertisement -

Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve.Bojku në një rrëfim për RTV Dukagjini, tregon mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

“Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjetë gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen 93 vjeçari nga Vushtrria.

Ai thotë se këta fëmijë i bëri për të mirën e Kosovës.

- Advertisement -

“Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit