3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sali Ahmeti: Vaksinat si AstraZeneca ose Pfizer duhet t’i marrim pa asnjë dyshim

Rekomandime

Infektologu Sali Ahmet i cili tanimë është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca ka thënë se edhe pas disa ditësh që e ka marrë vaksinën nuk ka pasur asnjë komplikim.

- Advertisement -

“Janë bërë disa ditë që e kam marrë vaksinën, dhe nuk kam pasë asnjë komplikim as para vaksinës as tash. Tani kam antitrupa të krijuara nga vaksina, edhe pse kam pasë antitrupa edhe më parë që të përballem me virusin. Padyshim që vaksina sjell një siguri”, ka thënë Ahmeti në InfoMagazine në Klan Kosova.

Tutje Ahmeti thotë se janë krijuar disa teori konspirative rreth marrjes së vaksinës dhe që ato ndikojnë tek qytetarët.

Ai në Info Magazine ka thënë se kosovarët duhet të vaksinohen pa fije dyshimi me vaksinat e AstraZeneca dhe Pfizer.

- Advertisement -

“Janë krijuar teori konspirative nga më të ndryshmet, dhe me e bujshmja ishte marrja ose jo e një vaksine, dhe ndikimet e këtyre teorive konspirative i kuptoj tek qytetarët e zakonshëm, të cilët mund të ndikojnë tek ta, por tek një profesionist,për më tepër tek një infektolog, nuk duhet të ketë hezitime.Vaksinat si AstraZeneca ose Pfizer duhet t’i marrim pa asnjë dyshim, pa asnjë diskutim, sepse efektet e tyre janë lehtë të kalueshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit