2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin i presin me picë në Obiliq

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, iniciativa e së cilës i është bashkuar listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë takuar sot qytetarët e Obiliqit.

Kurti e Osmani u kanë premtuar atyre një jetë më të mirë dhe pa korrupsion në katër vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Derisa kanë ecur sheshit të Obiliqit, një qytetar u ka ofruar atyre picë, të cilën Kurti e ka pranuar dhe ngrenë gjatë kohës sa ka përshëndetur qytetarët.

Para të pranishmëve, Osmani bëri thirrje për mbështetje ndaj partisë së Kurtit.

Me prezencën tuaj sot po dëshmoni se nuk ka asgjë që mundet me e ndal vullnetin për ndryshim që do të vuloset me 14 shkurt.

- Advertisement -

Ju lus që të gjithë ata që e nhjihni qoftë të Obiliqit qoftë të komunave t5jera tu tregoni se e kemi shansin historik për ta vënë shtetin tonë në një rrugë të drejtë, me një qeverisje të drejtë që fjalën e thënë para jush e kanë të shenjtë dhe nuk e shkelin kurrë.

Ka ardh koha që më 14 shkurt që atyre që ju harrojnë pas zgjedhjeve ti harroni edhe ju njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Në ndërkohë Kurti deklaroi se ai, Vjosa Osmani dhe kandidatët e tjera janë për fitore dhe për një shtet të së drejtës dhe punësim.

Kur jemi fare pak ditë deri tek zgjedhjet e 14 shkurtit që janë një referendum gjithë popullor. Në 199 e kemi mbajtur referendumin e fundit ku Kosova është deklaruar për pavarësi, e në 2021 e kemi një referendum tjetër ku të gjithë duhet të deklarohemi për drejtësi dhe punësim.

Unë bashkë me zonjën Presidentit, Vjosa Osmanin, 110 kandidatë gjithsej jemi duke i prirë këtij ndryshimi dhe fitore për të gjithë ju”, ka thënë Kurti. .

Ai tha se pas 14 shkurtit presin që ti keni 61 mandate në Kuvend.

Ne do të dalim të parët sepse nuk ka kush tjetër që del i pari. Ne duhet që me 14 shkurt në mbrëmje kur komisionarët tanë ti sjellin rezultatet nga vendvotimet, duhet të thonë që LVV’ja i ka mbërri 61 deputet”, ka deklaruar më tutje Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit