10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çaji i gjelbër dhe efektet e tij në lëkurën tuaj

Rekomandime

Çaji i gjelbër është pa dyshim një nga pijet më të njohura për përfitimet shëndetësore që ka në të. Arsyeja kryesore pse kjo pije merret me përfitime të shumta shëndetësore është prania e antioksidantëve dhe fitonutrientëve,transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Çaji bëhet nga gjethet e shkurreve me gjelbërim të përhershëm Camellia Sinensis, i cili zakonisht njihet si ‘kaçubi i çajit’. Edhe pse çaji i gjelbër ka origjinën në Kinë, por tani prodhimi i gjetheve të çajit është përhapur në pjesë të ndryshme të botës. Çaji i gjelbër konsiderohet më i dobishëm sesa çajrat tradicionale të zezë pasi produkti i tyre final nuk iu nënshtrohet të njëjtit proces të tharjes dhe oksidimit si ky i fundit. Çaji i gjelbër gjendet në disa lloje, në varësi të kohës së korrjes, kushteve të rritjes, niveleve të përpunimit etj.

Çaji i gjelbër thuhet se lufton një numër të sëmundjeve dhe disa prej tyre janë mbështetur edhe nga kërkime shkencore. Një nga përfitimet më të mëdha të çajit jeshil është roli i tij në përmirësimin e cilësisë së lëkurës dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Përfitimet e çajit të gjelbër për lëkurën

- Advertisement -

1. Mund të ndihmojë luftimin e akneve

2. Mund të zvogëlojë rrezikun e melanomës

- Advertisement -

3. Mund të ndihmojë në kontrollin e lëkurës të yndyrshme

4. Mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit