8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Mendojeni Albinin në krye për 10 vite me të njëjtin tempo”/ Deputeti i VV-së: Kosova po bëhet miq!

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e konsideron si të suksesshme punën e deritashme të Qeverisë Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka komentuar arrestimin e sotëm për ryshfet të 26 zyrtarëve policorë.

- Advertisement -

Sipas tij, Qeveria në krye me Albin Kurtin, e cila në krah ka Presidenten dhe Kuvendin, po punojnë që t’i kthehet dinjiteti vendit.

Ai ka numëruar sukseset e deritashme të Qeverisë së drejtuar nga Kurti, duke theksuar se me Albinin në krye për 10 vite me të njëjtin tempo do na e ketë zili rajoni, dhe jo vetëm.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

E di që për një kohë të gjatë shumë kanë humbur besimin se mund të punohet diçka mbarë në këtë vend, por Kosova po bëhet miq.

Qeveria në krye me Albin Kurtin, ku në krah ka Presidenten dhe Kuvendin, po punojnë që t’i kthehet dinjiteti vendit.

- Advertisement -

Po arrestohen policë, doganierë e zyrtarë tjerë të korruptuar, dhe po lëshohen vende për gjenerata të reja që po presin në radhë me i shërby atdheut.

Kemi ndal homologimin, po ndalojmë terminalet private, dhe po ua ndalojmë shpronësimet milionëshe të kundërligjshme.

Po investohet në ushtri, bujqësi, zhvillim e mirëqenie. Ka rritje të investimeve, rritje të eksportit, si dhe rritje të të hyrave buxhetore sepse është kthy besueshmëria në shtet.

Tani po punojmë në themelimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, po themelojmë Gjykatën Komerciale, po reformojmë KPK-në dhe ndërmarrjet publike.

Miq, ky tren vetëm çka vije duke marrë shpejtësinë dhe më nuk ka të ndalur deri sa t’i fshin përpara edhe peshqit e mëdhenj. Nuk ka individ, sa do i fuqishëm, që e ndal këtë tren. Nuk ka person miq që e lufton shtetin e së drejtës.
Advertisment

End of break ads in 29s

Mos harroni, kemi vetëm NJË VIT, dhe tash mendone Albinin në krye për 10 vite me të njëjtin tempo? Do na e kenë zili rajoni, dhe jo vetëm 🙂

Krenar që jam pjesë e këtij rrugëtimi me Kryeministrin, që do t’mbahet mend në historinë e lavdishme të kësaj republike!

Kosova po bëhet miq!

#QeveriaKurti 💪

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit