1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenca e Kosovës publikon pamje të Radojçiqit ku shihet para dy muajve me ministrin e Qeverisë Kurti

Rekomandime

Janë publikuar disa fotografi ku kryemafiozi serb, Milan Radojçiq shihet në një tubim në Rashkë në tetor të këtij viti, bashkë me Listën Serbe dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka publikuar këto fotografi të Radojçiqit në tubimin e Vuçiqit, ka thënë se ai është instrument i regjimit të Vuçiqit për të kryer aktivitete kriminale.

- Advertisement -

“Radoiçiq, kreu i grupit kriminal në veri të Kosovës, është instrument i regjimit të Vuçiqit të Serbisë për të kryer aktivitete kriminale, politike dhe destabilizuese në Kosovë”, ka shkruar Vela.

Aty shihet edhe ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq.

- Advertisement -

Prezenca e Radojçiq në takimin me Vuçiq kishte ndodhur pikërisht në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit