Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për shkak të politikave të kryeministrit Kurti, Kosova po largohet nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Postimi i plotë:
Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?
– Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Ëashingtonit
– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së
– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme
– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese
– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit