20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çka të duhet Edi Rama!

Rekomandime

Ramush Haradinajn e paditi hatri Hashim Thaçit.

Albin Kurtin e injoroi hatri Hashim Thaçit.

- Advertisement -

President për qejfi e ka Hashim Thaçin, kurse Ilir Metën e ka kështu si gjysmë lodër – gjysmë njeri, qysh e ka qeverinë e tij.

Kryeministri Edi Rama e ka injoruar ftesën e Kryeministrit Albin Kurtin për takim (nuk e ka refuzuar).

Kur e refuzon dikë, është normale, injorim është kur s’e bën hesap dikë që është gjallë dhe kur kujton ti se duke e ‘trajtuar me heshtje’ e ‘zvogëlon’ fuqinë e tij politike, e komplekson, dhe ia bën punën njeriut m’u ndje jokompetent dhe joekzistent.

- Advertisement -

Edi Rama kujton se kur e injoron dikë, ai person ‘zhduket’, avullohet, nuk është më valid, se ky i jep licencë ‘a me ekzistu dikush a jo’.
Nëse ky të injoron, ti s’ke të ardhme.

Kështu me butësi që binte në sy mbrëmë e pranoi si njeri edhe ‘Çim Pekën’, e bëri kabull dhe e ‘legalizoi’ si gazetar.
Se nëse ky nuk e legalizon TV Syri-n e Çimit, TV-ja bëhet ilegale.

- Advertisement -

Iluzion madhështor!

Mbrëmë te Çim Peka, Edi Rama fliste si dashnore e penduar, si kur do njeriu m’u pajtu me dikënd me çdo kusht, dhe për hir të kauzës pranon të ofendohet me vetëdije e me paramendim.

Çka i duhet Albin Kurtit m’u taku me Edi Ramën!
Nëse ke mundësi Edi Ramës ofroji ndihmë, por atij ndihmë mos i kërko.

Si mund të jetë normal Kryeministri shqiptar që e injoron Kryeministrin e Kosovës, hatri i shoqnisë me Hashimin!

Ti shoqninë me Hashimin mbaje, kush s’ta ndal, ama nuk bën kështu, nuk shkon, m’u nxeh aq fort me Hashimin, se hatri i tij m’u bë idiot.
Sepse, nuk e ke injoru Albin Kurtin por Kryeministrin e Kosovës.

E ke injoru popullin e Kosovës kur të kërkoi ndihmë në zorin më të madh, në kohë pandemie.

Por zor që ftohet me të, se Hashimi e ka nisur shoqninë me Edin me pyetjen më të ngrohtë në botë: ‘a po nerdh’.

A ju kujtohet çfarë ndjesie magjike është kjo, kjo ndjesi të prek direkt në zemër, fjala
është për atë situatën kur të zë gjumi shpluar, dhe dikush në familje vjen e të mbulon.
Nuk ka kujtim më të bukur të dashurisë sesa ky.

Hashim Thaçi është ekspert m’i bë Edi Ramën për vete, Edi Rama është mjeshtër m’i largu shqiptarët e Kosovës nga vetja.

Kështu, në kuadër të licencimit të TV Syri, Edi Rama kishte pranuar të intervistohet nga gazetari Çim Peka.

Edi Rama i kishte dhënë leje gazetarit të qejfohet nga pak e ta provokoj ngapak, dhe prandaj kishte momente kur dukej se Kryeministri shqiptar i frikësohej fuqisë së gazetarit.

Në injorancë e sipër, duke e glorifikuar majtizmin e partisë socialiste, dhe duke i dhënë epitete anatomike dhe organike, Edi Rama ia dha gazetarit këtë ‘argument’:
‘Edhe zemra është në anën e majtë’.

Me këtë ‘argument’ të harxhuar, Edi Rama na e kujtoi titullin e librit të Mira Markoviqit ‘Edhe zemra është në anën e majtë’, e cila fjalë për fjalë si Edi Rama e lidhte madhninë e Partinë Socialiste serbe me lokacionin e zemrës.

Tash s’po di a janë marrë vesh këta mes vete, e ka cituar Mira Markoviqi-Edin, apo Edi u frymëzua nga Mira Markoviqi, apo ndodhin këto koincidencat krijuese (edhe pas vdekjes), kur je në të njejtat ‘valë’ shpirtërore me dikë.

Pse s’ndodhi të ishte në valë shpirtërore me naj njeri të mirë, këtu s’ka faj Edi Rama, njeriu nuk i zgjedh valët shpirtërore.

P.S. ‘Zemra është aty ku duhet’, në qendër.
Bile ne shqiptarët e kemi atë shprehjen që themi ‘Ish çu n’krah t’majt’, për dikë kur çohet prej gjumi i përhënët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit