Edhe pak dhe gati, ura më e gjatë në botë do të lidhë Evropën me Azinë

Date:

Në proces është faza përfundimtare e ndërtimit të urës spektakolare varëse “Canakkale 1915”.

Kur në mars të vitit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapet, do të jetë ura më e gjatë në botë e [email protected] dhe njëherit më e gjata në Turqi.

Hapësira e saj më e madhe midis dy shtyllave me një lartësi prej 318 metra do të shtrihet në 2.023 metra, që nënkupton se do të jetë më e gjatë për 32 metra sesa ura aktuale e [email protected] “Akashi Kaikyo” në Japoni, që edhe mban rekordin si ura më e gjatë e varur.

Gjatësia e saj totale do të duhej të ishte 3,563 metra. “Canakkale 1915” ka marrë emrin nga rajoni me të njëjtin emër që gjendet në veriperëndim të Turqisë.

Ndryshe quhet edhe ura e Dardaneleve, pasi që do të jetë një lidhje midis dy kontinenteve – Evropës dhe Azisë. Do të jetë pjesë e autostradës 321 kilometra “Kinali-Tekirdag” – “Canakkale-Balikesir” që do të lidhë Trakinë lindore më Anadolinë.

Hapja e urës pritet të ndodh më 18 mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht pesë vite pasi është vënë gurthemeli nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...