11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ky është këngëtari kosovar që punoi pastrues para se të bëhet i famshëm

Rekomandime

Aktualisht mban një restorant të vetin në Amerikë. Por vitet e para të shkuarjes në këtë shtet, nuk ishin të bardha për të. Ishte koha e Luftës kur këngëtari Remzi Jakupi-Remi kishte shkuar me bashkëshorten në Manhattan. Dhe veç mbrëmjeve të ndryshme muzikore për të fituar ndonjë para, ai kishte filluar të pastroj ndërtesat më të larta të këtij qyteti.

Këngëtari i hitit të moçëm “Ma ke syrin si filxhan”, ka sjell një rrëfim të çiltër për Kolona.al. Ai ka treguar se si bëhet pjesë e mbrëmjeve muzikore nëpër Evropë, se si këngëtarët këndojnë nëpër kafene në Amerikë e flasin për turne muzikor dhe dha arsyen pse vendosi që nga kryesori i IT-ve në firmën e njohur amerikane të hap restorantin e tij.

- Advertisement -

Remi: Muzikë për treg është më së lehti të bëhet. Vetëm e paramendon vetën në një mbrëmje apo dasmë, dhe dihet çfarë bëhet aty. Çka e qon popullin me vallzu, e bënë atë. Kualiteti është diçka tjetër. Unë kam këngë që derisa e kam realizuar komplet tekstin, ka zgjatur pesë apo gjashtë vjet. E bëjë një strofë dhe pres, sepse nuk kam inspirim…e bëjë refrenin dhe kështu dalëngadalë. Por, gjithmonë për këngët e mija e gjej frymëzimin tek populli. Unë mendoj çfarë populli mendon në momentin që e bëjë këngën. Gjëja më e madhe te kënga është ta gjesh temën aktuale, dhe pjesa tjetër kryhet shpejt.

Sa është e vështirë për një këngëtar që të jetoj në Amerikë e të jetë aktiv në Kosovë e Shqipëri me muzikë?

- Advertisement -

Remi: Ajo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë këngëtarit. Unë kam shkuar gjatë luftës në Amerikë. E këtë e kam bërë vetëm që t’i hiqem prej barre një personit që na ka majtë në Maqedoni. Kemi shkuar për një muaj, sa të përfundoj lufta. Nisën të më ftojnë nëpër mbrëmje, pasi që ka qenë treg i panjohur për mua. Dhe hajt t’i bëjmë do para e të kthehemi, më pastaj ‘hajt edhe naj para ta fitojmë’. Rastësisht një person më tha që ‘mund ta gjej një punë, por mos po e merr si ofendim’. I thash që dua ta dëgjoj. Me pastruar nëpër ndërtesa të Manhattan. I thash ‘çfarë turpi, unë të falënderoj’. Kam punuar unë dhe gruaja ime në pastrim. Isha duke pastruar para ndërtesës së Coca cola-s pasi që kishim punë të ndryshme ku një natë merrja pluhurin me thithëse, një natë mbledhja bërllokun e një natë pastroja para ndërtesës. Unë isha me uniformë të punës duke pastruar, ofrohet një femër ‘Remi a mund të fotografohemi dhe unë në njërën dorë fshesën në tjetrën kacinë dhe në foto’. Nuk e kam pas aspak problem. Dhe derisa punoja aty, një japonez më ka këshilluar për fakultet dhe mi ka treguar të drejtat si refugjat që isha. Kam shkuar në fakultet për kompjuterët, më shumë hatri i atij japonezit. Por ishte fati, kam qëlluar në ditën e regjistrimit. Ka qenë një ruse që ka ditë për situatën në Kosovë dhe më ka ndihmuar. Kam hy në provim, e kam kaluar jam pranuar dhe kam vazhduar me studimet, ku i kam përfunduar si studenti më i mirë. Në fakt u pata zgjedh studenti më i mirë në fakultet dhe në përfundim të studimeve, më thirri drejtori në zyrë. Tek ne kur të ka thirr drejtori, diçka ke shkretu (qeshet). Sigurisht nuk e morra mirë thirrjen. Por kur shkova më tregoi që isha zgjedh studenti më i mirë dhe unë duhet të mbaja fjalimin që ish traditë para studentëve dhe familjarëve të tyre. Ata iu dërguan vizat familjes time këtu, prindërve, vëllezërve, pasi që më than kush dëshiron të jetë ditën kur t’i ta lexosh fjalimin. Kujtoj kur baba më pat thënë ‘vetëm kqyrsha kur po e bënë m***. Por kur rrehshin shuplakë e disha që diçka mirë ke thënë (qeshet).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit